Ndërsa ora 07:00 e mëngjesit shënon hapjen e qendrave të votimit dhe disa qytetarë me të drejtë vote i janë drejtuar atyre për të votuar në këto zgjedhje vendore, janë shënuar mjaft problematika dhe incidente.
Më i fundit ka ndodhur në një shkollë afër Spitallës është ndërprerë votimi pas një incidenti në ambientet e jashtme. Ka pasur një sherr ndërmjet mbështetësve të dy forcave politike në korridor dhe sekretari që përfaqëson forcën “Bashkë Fitojmë” ka marrë vulën dhe është larguar çfarë ka bërë të ndërpritej votimi për 30 minuta.
“Pas sherrit që ndodhi në korridor, nga frika u larguan njerëzit, unë nuk u largova isha në oborr.”- tha sekretari.
Policia ka rrethuar zonën për të monitoruar dhe parandaluar sherre të tjera. Sherri i ndodhur ka qenë jo i përmasave të vogla, ku dy palët janë qëlluar me grushte.
Burime nga Top Channel.
Një tjetër incident ka ndodhur në Fushë-Krujë në qendrën e votimit 1302/1. Persona ende të paidentifikuar janë futur në këtë qendrën e votimin dhe kanë nxjerrë me dhunë duke e dhunuar komisionerin e opozitës Ilir Hyka. Momentalisht është pezulluar votimi.