Aktualitet

Dhunohet dhe nxirret nga qendra e votimit komisioneri i opozitës, Ilir Hyka në Fushë Krujë!

Ndërsa ora 07:00 e mëngjesit shënon hapjen e qendrave të votimit dhe disa qytetarë me të drejtë vote i janë drejtuar atyre për të votuar në këto zgjedhje vendore, janë shënuar mjaft problematika dhe incidente.

Më i fundit në fakt ka ndodhur në Fushë-Krujë në qendrën e votimit 1302/1. Persona ende të paidentifikuar janë futur në këtë qendrën e votimin dhe kanë nxjerrë me dhunë duke e dhunuar komisionerin e opozitës Ilir Hyka. Momentalisht është pezulluar votimi. Në këtë qendër votimi ka 755 votues.

Në Kolonjë gjithashtu është goditur kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë, Erion Isai. Ngjarja ndodhi gjatë orëve të mbrëmjes nga një simpatizant i PD pranë fshatit Qinam. Isai ka qenë duke ecur me mjetin e tij kur e kanë ndalur në rrugë dhe është goditur.

Vetëm pak më parë, ky i fundit ka dhënë një deklaratë për mediat.