Rajoni Sport

Ndërron jetë kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri

Futbolli kosovar në zi! Ndërron jetë kreu i Federatës së Futbollit në Kosovë. Fadil Vokrri pasoi atak kardiak. 58 vjeçari nuk ka mundur t’i mbijetojë sulmit në zemër ndonëse u dërgua me urgjencë në Qendrën Spitalore Universitare në Prishtinë. Vokri ishte në krye të Federatës së Futbollit të Kosovës prej 10 vjetësh.