Showbiz

Ndërron jetë në mënyrë tragjike këngëtarja e muzikës ‘country’

Ditën e kaluar këngëtarja e njohur e muzikës ‘country’ Kylie Rae Harris ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike pasi u përfshi në një aksident automobilistik.

Ngjarja ka ndodhur gjatë kohës kur ajo po udhëtonte në New Mexico për të performuar në festivalin “Big Barn Dance Music”.

Lajmin e trishtë e konfirmoi menaxheri i artistes së ndjerë i cili theksoi se të gjithë kanë mbetur zemërthyer nga kjo ngjarje.

Aksidenti i rëndë përfshiu 3 automjete dhe këngëtarja 30-vjeçare nuk ishte e vetmja që ndërroi jetë.