Aktualitet

Ndërron jetë në moshën 91 vjeçare Liri Belishova

Ndërron jetë në moshën 91-vjeçare Liri Belishova, një nga drejtueset kryesore të Partisë Komuniste që nga vitet e para të krijimit të saj. Liri Belishova ka qenë anëtare e Byrosë Politike dhe e Komitetit Qendror të PPSH-së. Ajo njihet edhe si gruaja që sfidoi diktaturën por duke përjetuar një nga internimet më të egra të kohës.