Aktualitet

Ndërron jetë në spital autori i vrasjes në Don Boskos

Ndërron jetë në Spitalin e Traumës, autori i vrasjes së sotme në Tiranë, në zonën e Don Boskos, pranë Kishës. 31-vjeçari Xhaferr Mata qëlloi veten me armën, me të cilën vrau 19-vjeçaren Xhuljeta Çuni nga Vinjolli i Matit. Paraprakisht dyshohet për një krim pasioni, që u parapri nga një debat mes viktimës dhe vrasësit. Grupi hetimor vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave e të shkaqeve.