Bota

Ndërron jetë papritur kampionia e mundjes Kristen Mitchell!

Fatkeqësisht ka ndërruar jetë në moshën 36-vjeçare kampionia e mundjes Kristen Mitchell. Vdekja e saj ka shkaktuar tronditje në Australi, por edhe në botën e mundjes. Ende nuk dihet shkaku i vdekjes së të ndjerës. Organizata që drejton mundjen Wrestling Australia ka lëshuar një deklaratë duke shprehur ngushëllimet.

Wrestling Australia është e pikëlluar nga humbja e Kristen Mitchell, e njohur si “Miami”. Ndikimi që ajo la në skenën e mundjes, si nga puna e saj në ring ashtu edhe në prapaskenat në të ardhmen e sportit është e pamatshme dhe do t’i mungojë thellësisht të gjithë atyre që kanë pasur privilegjin të njohin dhe të punojnë me të. Zemra e saj e mirë dhe qëndrimi pozitiv janë ato për të cilat do ta kujtojmë të gjithë dhe bota është më pak e ndritshme sot për shkak të kësaj humbjeje. Ngushëllimet tona për të gjithë familjen dhe miqtë e saj. Pusho në paqe Kristen dhe ne të falenderojmë për gjithçka që ishe.