Bota

Ndodh dy javë para zgjedhjeve të përgjithshme në Tajlandë, kandidatja për kryeministre bëhet nënë!

Dy javë para zgjedhjeve të përgjithshme në Tajlandë, Paetongtarn Shinawatra, e cila nga sondazhet parashikohet të jetë kryeministrja e ardhshme e vendit aziatik, është bërë nënë. 36-vjeçarja publikoi një foto në Instagram nga materniteti së bashku me bashkëshortin dhe djalin e saj të sapolindur, të cilin e ka quajtur Pluenkthasinsuksawat. I porsalinduri është fëmija i dytë i Paetongtarn.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Paetongtarn Shinawatra (@ingshin21)

Votimet e 14 majit shihen në Tajlandë si një përballje e fortë mes familjes miliardere Shinawatra, e cila drejton partinë më të madhe opozitare dhe kryeministrit aktual Prayut Chan-o-cha. Prayut, ish-komandant i ushtrisë, erdhi në pushtet në vitin 2014 kur fitoi me vendim të diskutueshëm të gjykatës ndaj hallës së Paetongtarn Shinawatra, të cilën e rrëzoi nga pushteti.