Gjatë ditës, të gjithë kemi luhatje humori. Kjo mund të jetë për shkak të faktorëve të ndryshëm, dhe dieta është një prej tyre. Dhe kjo ka kuptim, pasi ushqimi është “karburanti” kryesor i trupit. Ekzistojnë ushqime të ndryshme që “vjedhin” energjinë tonë dhe ulin nivelin tonë të energjisë. Përmbajtja e lartë e yndyrës në ushqimet e skuqura e kombinuar me mungesën e fibrave rezulton në ngadalësimin e tretjes, prandaj trupit i duhet shumë kohë për të shfrytëzuar lëndët ushqyese që i nevojiten për të prodhuar energji.
Karbohidratet e rafinuara, të tilla si ato që gjenden në makaronat e bardha, bukën e bardhë dhe orizin e bardhë, shkaktojnë një rritje të ndjeshme të niveleve të sheqerit në gjak, gjë që përkthehet në një rritje të ndjeshme të niveleve të energjisë. Sasia e lartë e sheqerit që përmbajnë e kombinuar me përmbajtjen e ulët të fibrave çon në urinë dhe përgjumje gjatë ditës, shkruan gazeta shëndeti. Drithërat e plota janë një zgjedhje më e mirë, pasi fibra siguron një rrjedhë të qëndrueshme energjie për më shumë orë.
Ideja se për të mbajtur peshën trupore mjafton të balancosh kaloritë që merr me ato që shpenzon është e përhapur, por studimet e fundit tregojnë se realiteti është shumë më kompleks. Sipas ekspertëve të ushqyerjes për BBC, jo të gjitha kaloritë janë të njëjta dhe mënyra si hamë ndikon drejtpërdrejt në mënyrën si trupi ynë i përpunon ato. Profesoresha e ushqyerjes Sarah Berry nga King’s College London thekson se reagimi i trupit ndaj ushqimit ndryshon nga një person tek tjetri. I njëjti ushqim mund të metabolizohet ndryshe, në varësi të faktorëve biologjikë dhe të mikroorganizmave që jetojnë në zorrë.
Përveç përmbajtjes së ushqimit, rëndësi ka edhe koha kur konsumohen vaktet. Studimet tregojnë se personat që konsumojnë pjesën më të madhe të kalorive në mëngjes humbin më shumë peshë sesa ata që hanë kryesisht në mbrëmje, edhe pse marrin të njëjtën sasi kalorish. Gjithashtu, kufizimi i intervalit kohor të ngrënies gjatë ditës mund të ulë marrjen totale të kalorive dhe të ndihmojë në reduktimin e yndyrës trupore. Ngrënia më herët gjatë ditës dhe shmangia e vakteve të vona, sidomos pas orës 21:00, lidhet me nivele më të larta të sheqerit në gjak dhe kolesterolit të keq.