Komisioni Evropian bëri të ditur se do të dërgojë gjashtë shtete në gjykatën e Luksemburgut, për shkak se nuk kanë përmbushur standartet e BE-së për cilësinë e ajrit. Vendimi erdhi pasi komisioni i Bashkimit Evropian u dha shansin e fundit në janar, Britanisë së Madhe, Italisë, Hungarisë, Rumanisë, Gjermanisë dhe Francës, për të ndërmarrë hapa në përmirësimin e cilësisë së ajrit. Gjykata, pritet të vendosë gjoba të rënda.