Qindra banorë në zonën e Shkozetit në Durrës bllokuan sot në mbrëmje për disa minuta rrugën kryesore në shenjë proteste për ndotjen. Ata paralajmëruan bllokimin e autostradës Durrës-Tiranë, në rast se nuk ka reagim nga autoritetet vendore. Banorët e Shkozetit kërkojnë transparencë nga Bashkia e Qytetit Bregdetar për përdorimin e taksave të tyre.