Mes kritikash, Rumania modifikoi Procedurën Penale. Ndryshimet ligjore morën OK-ein e Dhomës së Ulët të Parlamentit, por u kundërshtuan nga Opozita. Shqetësimi i saj lidhet me dobësimin e kompetencave të prokurorëve, për të hetuar korrupsionin në nivele të larta shtetërore. Kodi i ri Penal, i hartuar nga Social-Demokratët në pushtet, u miratua me 175 vota pro e 78 kundër, përmes një procedure të përshpejtuar ligjore. Opozita nuk dorëzohet dhe do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese të Rumanisë.