Bota

Në 3 muaj 76 gazetarë italianë janë kërcënuar

Nga 1 janari 2018 deri më 31 mars, 76 gazetarë italianë janë kërcënuar për shkak të punës së tyre. Alarmi u ngrit nga Instituti prestigjioz kërkimor italian “Oksigjen për informacionin” që prej më shumë se 10 vitesh monitoron informacionet gazetareske e tentativat për të fshehur lajmet me interes publik. Format e kërcënimit janë nga më të ndryshmet që nga sulmet fizike te ato psikologjike. 25 % e gazetarëve të kërcënuar janë femra.