Bota

Në BE vazhduan kërkesat për azil, edhe pse në numër më të vogël

Edhe vitin e kaluar, sirianë, afganë e pakistanezë kërkuan azil në vendet e Bashkimit Europian, pavarësisht rënies së madhe të numrit të përgjithshëm të azilkërkuesve në 2017-ën. Zyra Europiane për Mbështetjen e Azilit tha se ka një rënie të shifrave krahasuar me 2016-ën, por qytetarët nga vendet në konflikte vijojnë të kryesojnë për numrin e kërkesave.