Gossip

Statuja e artë me Donald Trump me bitcoin në dorë shfaqet pranë Kapitolit në Washington DC!

Një statujë e artë 3.5 metra e gjatë e presidentit amerikan Donald Trump duke mbajtur një bitoin në dorë është vendosur pranë Kapitolit në Washington DC. Statuja u sponsorizua nga investitorët e kriptovalutës e cila tashmë ka zgjuar interesim tek miliona njerëz në mbarë botën. Organizatorët thanë se ky veprim synon të inkurajojë debatin rreth monedhës digjitale, politikës monetare dhe rolit të qeverisë federale në tregjet financiare.

Ata shtuan se kjo gjithashtu pasqyron mbështetjen publike të Trump për kriptomonedhën dhe pritet të tërheqë vëmendjen e kalimtarëve. Instalimi përkoi me njoftimin e Rezervës Federale për një ulje prej 25 pikësh bazë të normës së saj bazë të interesit, duke e ulur atë nga 4.3% në rreth 4.1%. Kjo ishte ulja e parë e normës që nga dhjetori 2024. Banka qendrore parashikoi gjithashtu dy ulje të tjera këtë vit dhe vetëm një në vitin 2026, një veprim që mund të zhgënjejë Wall Street. 

Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe famlija e tij që prej kthimit të tij në Shtëpinë e Bardhë fitojnë miliarda me sipërmarrje kripto duke përfituar nga influenca e Trumpit në tregun me më pak rregulla. Meqënëse djemtë e Trumpit drejtojnë sipërmarrjen, kritikët vërejnë një përzierje shqetësuese të pushtetit presidencial dhe përpjekjeve personale për përfitim. Nga Meme-Coins deri tek Stablecoins, monedhat digjitale, që janë interpretuar në një vlerë fikse, fitimi financiar llogaritet të jetë mbi pesë miliardë dollarë (4,25 miliardë euro). Kritikët tërheqin vëmendjen për lakminë e pashembullt për fitim të presidentit në post.