Lancio Music

Në ‘Lancio’ do të dëgjoni këto ‘top 5’ këngë që kryesojnë listën në Mbretërinë e Bashkuar!

“Lancio” është emisioni muzikor në Top Albania Radio, i cili nën moderimin e Albana Ruçi, ju shoqëron me këngët më të pëlqyera dhe të klikuara, si dhe me klasifikimet e hiteve muzikore shqiptare dhe ndërkombëtare. Për sa i përket së martës, në “Lancio” ju do të ndiqni 5 hitet muzikore që kryesojnë për këtë javë në Mbretërinë e Bashkuar.

Me disa ndryshime, kalsifikimi i kësaj jave në Mbretërinë e Bashkuar është si më poshtë. Disa këngë mbeten ende në top 5, ndërsa të tjera janë zëvëndësuar nga prurje të reja. Për ta konkretizuar gjithçka, ndiqni klasifikimin e mëposhtëm nga vendi i pestë në atë që mban kurrorën e kësaj jave!

5.MAKE ME FEEL GOOD – BELTERS ONLY FT JAZZY

4.WHERE ARE YOU NOW – LOST FREQUENCIES/CALUM SCOTT

3.PERU – FIREBOY DML & ED SHEERAN

2.BABY – AITCH/ASHANTI

1.STARLIGHT – DAVE