Një ruse është ngjitur në majën e ndërtesës së dytë më të lartë në botë për të bërë një selfie. 29-vjeçarja Angela Nikolau, ngjiti kullën Merdeka në Kuala Lumpur (678 metra e lartë) bashkë me partnerin e saj Ivan Beerkus. Sipas saj, kjo është qiellgërvishtësja më e bukur që ajo ka parë deri më tani.
https://www.instagram.com/p/CU12hRUFI2A/
Në një video të publikuar në rrjetet e saj sociale ajo shfaqet teksa mban këmbët varur në anë të kullës. Poshtë këmbëve të saj shtrihet qyteti. Nikolau dhe Beerkus njihen tashmë për aventurat e tyre në disa prej ndërtesave më të larta në botë në të cilat shkrepin selfie pas ngjitjes.
https://www.instagram.com/p/Cmx5M5Eql5v/