Ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Valbona Mhilli, ishte ditën e sotme e ftuar në emisionin “Në shtëpinë tonë” në Top Channel, ku foli për rrugëtimin e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. E pyetur se ‘cili ka qenë thashethemi më idiot që ka dëgjuar për veten e saj ‘kur ka dalë nga shtëpia’, gazetarja përmendi faktin kur kanë thënë se ka lënë një lidhje jashtë.
Valbona tha se nëse do kishte patur një lidhje, të paktën do e kishte përshëndetur një herë aty brenda në shtëpi dhe se do e kishte marrë malli. Ndër të tjera ish-banorja u shpreh:
Kishte shumë thashetheme idiote, por një ndër to ka qenë që unë kisha lënë një lidhje jashtë. Ti të jesh gazetar, opinionist dhe del e thua me siguri të madhe ‘që unë e di, e njoh, e kam parë, kam fakte’, po flas për Shqipen në këtë rast, por jo vetëm, bashkëngjitur dhe ata që kanë shkuar në këtë linjë. Shqipja dhe Milaimi kanë qenë, Miliami ka kërkuar ndjesë. Unë si një vajzë sportive që jam, i kam lënë mbrapa. Të dalësh e të shpifësh një muaj e gjysmë dhe aq më tepër të bësh pjesë edhe familjarët e mi në këtë gjë, e të marrësh time motër e t’i thuash ‘ajo motra jote ka pasur një marrëdhënie e di unë’.
Motra ime nuk është marrë kurrë me televizionin, ka qenë një moment i sikletshëm, por që unë e kam kalur me sportivitet. Kur kam dalë kam thënë ‘nuk ka problem, nëse ke diçka nxirre, plase, mos të kishe pritur të dilja unë’. Nëse unë do kisha patur një marrëdhënie, e para do më kishte marrë malli se unë jam njeri i tillë dhe e dyta do e kisha përshëndetur një herë, se aty kam përshëndetur gjithë Shqipërinë. Unë nuk kam patur asnjë sekret, jam një libër i hapur. Jam më e hapur seç duhet, se duhet t’i mbaj ca gjëra për vete.