Të gjithë jemi gjithë sy e veshë në natën finale të “Big Brother VIP”. Teksa edhe pak orë na ndajnë nga zbulimi i emrit të personazhit që do të shkojë në shtëpi me çmimin e madh prej mijëra eurosh, aventura ende nuk ka përfunduar… Top Albania Radio vjen live në Tapetin e Kuq në natën finale të “BBV”. Me intervista, foto dhe çdo detaj tjetër që të sigurohemi që të mos humbisni asgjë. Me raportime të çdo ndodhie gjatë këtij eventi dhe në transmetim live në valët e Top Albania Radios, kjo natë nuk duhet humbur.
Në një lidhje nga Tapeti i Kuq, ish-banorja Valbona Mhilli u shpreh:
Dua shumë që “BBV” ta fitojë Gjesti.
Lidhur me faljen publike të Jozit, ajo u shpreh:
E kam parë reagimin e Jozit, di që Jozi është tej mase i mërzitur, edhe ndjesa që lexuam në rrjetet sociale… Ndihet i keqardhur kam parë një ndjesë shumë të madhe është diçka që është personale e Jozit, për mua është shumë e vështirë t’i heq titullin shok, për mua Jozi vazhdon të jetë Jozi dhe nuk ia kam hequr titullin që mbart tek unë por, dënoj veprimin që ka kryer.