Pas Fatos Lulos e Vitore Tushës, sot është rradha e Altina Xhoxhajt për të kaluar në sitën e Vetting-ut. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit mblidhet në orën 11:00 për seancën me Xhoxhajn, e treta anëtare e Gjykatës Kushtetuese që do t’i nënshtrohet rivlerësimit, bazuar në analizën e pasurisë, kontrollin e figurës e vlerësimin e aftësive profesionale. Trupa gjykuese përbëhet nga Brunilda Bekteshi, Etleda Çiftja dhe Genta Tafa. Mes dy kolegëve të saj të Kushtetueses, Vetting-un e kaloi me sukses Vitore Tusha, ndërsa Fatos Lulo u shkarkua për mos justifikimin e pasurisë.