Politikë

Negociatat, Basha niset për në Sofje

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është nisur për në Sofje ku do të marrë pjesë në samitin e Partive Popullore Europiane. Mësohet se Basha do ta shfrytëzojë samitin për të kërkuar mbështetje, për statusin e vendit kandidat. Pas punimeve të samitit të mërkurën, Basha do të kthehet në Tiranë për seancën parlamentare të së enjtes, ku opozita ka deklaruar se nuk do të lejojë zhvillimin e një seance normale.