“Qeveria vazhdon historinë e mohimit kur thotë se negociatat janë hapur”. Me këto fjalë e ka hapur bashkëbisedimin me të rinjtë, kreu i PD-së, Lulzim Basha. Ai ironizoi kryeministrin kur tha se është bërë si diktatori i Koresë së Veriut që thotë se fituam kampionatin botëror. Basha theksoi se vendi është mbërthyer nga krimi dhe trafiqet e drogës dhe sipas tij, ky është shkaku i vetëm që negociatat nuk u hapën.