Bota

Negociatat, Krichbaum rikonfirmon qëndrimin e tij: “Shqipëria nuk është ende gati”

Deputeti gjerman Gunther Krichbaum deklaroi sërish se Shqipëria nuk është ende gati për çeljen e negociatave. Qëndrimin e rikonfirmoi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, pas takimit të Ramës në Komisionin e Jashtëm të Gjermanisë, që e drejton vet Krichbaum. “Personalisht i thashë Kryeministrit Rama se hapja e negociatave të pranimit në BE me Shqipërinë është shumë e parakohshme. Progresi i reformave deri tani nuk mjafton”, shkruan Krichbaum.