Aktualitet

Negociatat, Merkel: Do të formojmë opinionin tonë përfundimtar javët e ardhshme!

“Ka një numër parakushtesh për fillimin e negociatave për anëtarësim”. Deklarata u bë nga kancelarja gjermane gjatë takimit në Berlin me kryeministrin Rama. Angela Merkel vlerësoi gjithashtu se Shqipëria ka kryer një sërë reformash, ku kyçe përmendi Vettingun e prokurorëve dhe gjykatësve. “Sfondi është lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ne do të formojmë opinionin tonë përfundimtar gjatë javëve të ardhshme nëse ka ende gjëra për të bërë, nëse ka progres të mjaftueshëm”, mësohet të jetë shprehur Merkel gjatë takimit me kryeministrin Rama.