Aktualitet

Negociatat për Shqipërinë, tri janë vendet kundër

Ndërsa në fund të Qershorit, Shqipëria pret lajme për hapjen ose jo të negociatave të anëtarësimit me BE-në, mediat e huaja veçojnë tre vende që e bëjnë të pasigurt përgjigjen pozitive. Burime të cituara nga “Reuters” flasin për Francën, Holandën e Danimarkën, ndërsa Gjermania duket më në favor. Agjencia e lajmeve shkruan se “Në Berlin ka zëra kritikë për qëndrimin e Presidentit Francez”. Sipas tyre, “Emmanuel Macron nuk po e dallon rëndësinë gjeostrategjike të Ballkanit Perëndimor për stabilitetin e Europës”. Më tej, “Reuters” thekson se “Në Bruksel thuhet se Macron ka ndjesinë, se do t’u hapte krahun djathtistëve në politikë, pasi për Shqipërinë mendohet menjëherë për krimin e organizuar”.