Kreu i grupit kuvendor të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, tha se Neni 491 i Kodit të Procedurës Penale ka qenë një shteg për trafikantët për t’i shpëtuar ekstradimit. Si ish Ministër Drejtësie në periudhën e miratimit të tij, ai theksoi se kreu i komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja gënjeu kur deklaroi se për ndryshimin e nenit ishte njohur edhe Ministria e Drejtësisë. “Unë kam qenë ministër Drejtësie dhe nuk kam marrë asnjë rast ku ne të themi po jemi dakord me këtë ndryshim” u shpreh Vasili.