Politikë

Neni për ekstradimet, reagon Manja

Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja dhe Vasilika Hysi reaguan sot në lidhje me akuzat e ngritura ditët e fundit nga opozita se ministri Xhafaj ndryshoi ligjin për të ndaluar ekstradimin e të vëllait. Manja u shpreh se ndryshimet në nenin 491 janë bërë për ta përfaruar me standardet ndërkombëtare. Ai theksoi se drafti u është shpërndarë edhe në variantin e integruar relatorëve, OBDAD, opozitës, por edhe ministrisë së Drejtësisë”.