Bota

Nesër samiti në Singapor, lideri i K.J i përcjell urimet Trump-it

Lideri i Koresë së Jugut Moon Jae-in zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin e SHBA Donald Trump, para se ai të nisej për në Singapor ku do të takohet me liderin koreanoverior Kim Jong Un. Në bisedën telefonike ai i përcolli urimet, Trump-it që samiti i cili do të zhvillohet nesër në Singapor të shkojë ashtu siç duhet. Nëse gjithçka ndodh me sukses Moon Jae in shprehet se kjo do të jetë një “dhuratë” për të gjithë botën.