Një aksident i rëndë u shënua në New Jersey, ku një autobus që transportonte nxënës shkollë u përplas keq me një kamion që mbante plehra. Policia njoftoi se 1 nga 46 nxënësit që ishin në autobus humbi jetën dhe shumë të tjerë janë plagosur. Kryebashkiaku i Mount Olive, Rob Greenbaum shkoi menjëherë në vendngjarje dhe po mbikëqyr përpjekjet për shpëtimin e të plagosurve.