Autoritetet në New York kanë paditur YouTube, TikTok, Meta Platforms dhe Snapchat, duke i akuzuar se kanë krijuar platforma “varësuese” që dëmtojnë shëndetin mendor të të rinjve. Në padi thuhet se këto kompani kanë shkaktuar një “rrezik publik”, duke ndikuar në rritjen e rasteve të ankthit, depresionit dhe vetëdëmtimit tek adoleshentët. Qyteti kërkon që kompanitë të mbajnë përgjegjësi për pasojat tek brezi i ri.
Teknologjia dixhitale ofron mundësi, por gjithashtu amplifikon brishtësinë. Shumë adoleshentë i përjetojnë mediat sociale si hapësira “private”, ku eksperimentojnë pa marrë parasysh pasojat. Presioni i bashkëmoshatarëve, dëshira për miratim dhe mungesa e edukimit për pëlqimin i bëjnë fëmijët veçanërisht të prekshëm. Ata shpesh nuk e kuptojnë se përmbajtja e ndarë mund të bëhet menjëherë publike dhe të mos vihet kurrë nën kontrollin e tyre përsëri.
Ndërkaq, Greqia pritet të bëhet vendi i parë në Bashkimin Evropian që vendos kufizime të drejtpërdrejta për përdorimin e rrjeteve sociale nga të miturit. Një projektligj i ri, që pritet të kalojë në parlament në javët në vijim, synon të ndalojë aksesin në platforma si TikTok, Instagram dhe Facebook për fëmijët nën moshën 15 vjeç.Sipas këtij propozimi, çdo përpjekje për të hyrë në rrjete sociale nga pajisjet që përdoren nga fëmijët do të bllokohet automatikisht.