Showbiz

Neymar, pjesë e sezonit të ri të Casa de Papel

Vazhdon të tërheqë shumë publikun seriali Casa de Papel pjesë e të cilit tashmë do të jetë edhe futbollisti i famshëm Neymar.

Përfaqësuesit e këtij seriali e bënë të ditur këtë lajm pak kohë më parë kur zbuluan se ai do të shfaqet në 2 nga seritë e sezonit të tretë të tij.

Megjithatë, ata gjithashtu theksuan se këto pjesë nuk do të shfaqen derisa Neymar të shpallej i pafajshëm për akuzat e ngritura ndaj tij për ngacmime seksuale.

Dhe kështu ndodhi, futbollisti pak orë më parë lajmëroi fansat se do të jetë pjesë e serialit me anë të një video-je ku shfaqet me maskën tashmë të njohur të Dalit që është edhe simbol i këtij seriali.