Sfida Francë-Shqipëri nuk shkoi aspak ashtu siç pritej. Edhe pse humbja e kombëtares kuq e zi ishte zhgënjyese duket se e gjithë ndeshja nisi ters.
Në fillimin e saj Federata Franceze e Futbollit ngatërroi himnin shqiptar duke luajtur në vend të saj himnin e Andorrës.
Kjo ngjarje e patolerueshme ka marrë menjëherë edhe reagimin e lojtarëve të kombëtares tanë duke krijuar një situatë të paprecedentë në futbollin modern.
Ditën e kaluar Presidenti francez Emmanuel Macron i përcolli një mesazh kryeministrit Edi Rama duke kërkuar ndjesë për këtë gabim të patolerueshëm.