Aktualitet

Ngec Vettingu në Policinë e Shtetit

Ligji për Vetting-un në Policinë e Shtetit parashikonte që komisionet e vlerësimit të ngriheshin para një jave. Por, bordi i përbërë nga 5 institucione, duket se nuk po vendos për 5 anëtarët e jashtëm. Ndërkaq, burime nga Ministria e Brendshme thonë se “Kjo vonesë nuk ndikon ecurinë e procesit”. Kalimi i afatit është rezultat i verifikimeve shtesë që Shërbimi Informativ i Shtetit, si dhe institucionet e tjera të Bordit po kryejnë për figurën e kandidaturave të përzgjedhura. Gjithashtu, vonesa lidhet me numrin e lartë të aplikimeve.