Zbardhet ngjarja në Vlorë, ku mbrëmë në fshatin Sevaster, një 37-vjeçar u gjet i plagosur brenda në makinë. Nga hetimet rezultoi se ishte vetëqëlluar aksidentalisht teksa pastronte armën e gjahut.
Shpat Kamberaj, u transportua në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku iu nënshtrua ndërhyrjes mjekësore e ndodhet në gjendje të stabilizuar, jashtë rreziku për jetën.
Prej mbrëmjes së kaluar kanë nisur procedurat për hetimin e rrethanave duke u marrë në pyetje dhe të afërmit.
Ndërkohë, strukturat e Policisë së Vlorës kanë nisur veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.