Sport

Tronditje për Italinë, reagon sërish Pirlo: Deri tani heshta, por e ndiej detyrim për sqarimin

Andrea Pirlo reagoi sot sërish, pasi bëri të njëjtën gjë dje para mesnatës. Ish-mesfushori legjendar komentoi tërheqjen e Italisë për ta emëruar, për shkak se ishte ambasador global i një faqe bastesh ruse.

REAGIMI I DYTË I PIRLOS:

“Në respekt të institucioneve, Federatës dhe të gjithë personave të përfshirë, deri më tani kam zgjedhur të ruaj heshtjen. Por pasi mësova mbrëmë se nuk jam më kandidati për stolin e Kombëtares italiane, e ndiej detyrim të sqaroj disa aspekte.

Falënderoj Maldinin dhe Leonardon. Gjatë gjithë karrierës sime, fillimisht si futbollist dhe sot si trajner, e kam ushtruar gjithmonë profesionin tim në respekt të plotë të ligjeve të vendeve ku kam punuar dhe të kontratave që kam nënshkruar.

Bashkëpunimi profesional që është bërë objekt i polemikave të fundit ka lindur gjatë eksperiencës sime të punës në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe është ekskluzivisht i natyrës tregtare dhe sportive. T’i japësh këtij bashkëpunimi një kuptim politik do të thotë të më atribuosh bindje që nuk i kam shprehur kurrë dhe që nuk më përkasin.

Dëshiroj të falënderoj Maldinin dhe Leonardon për vlerësimin dhe besimin që kanë treguar ndaj meje. E njoh kompetencën e tyre, seriozitetin dhe dashurinë që i kanë kushtuar gjithmonë futbollit italian.

Më vjen keq që një zgjedhje me karakter sportiv u përfshi kaq shpejt në një debat publik, i cili përfundoi duke më atribuar kuptime dhe qëllime që nuk më përkasin.

Dashuria ime për Italinë nuk varet nga një detyrë apo post. Ajo është pjesë e historisë sime, e identitetit tim dhe do të vazhdojë të më shoqërojë gjithmonë”.