Showbiz

Nicki Minaj konfirmon martesën me Kenneth Petty

Jo më kot ajo nuk ka qenë shumë aktive në platformat sociale kjo sepse ishte përqendruar krejtësisht tek lidhja e saj me Kenneth Petty.

Në një intervistë për “Queen Radio” reperja e famshme Nicki Minaj ka konfirmuar spekulimet se ajo ka lidhur kurorë me të dashurin e saj problematik.

Dyshja kanë aplikuar për liçensë martese dhe pas 80 ditësh do të bëjnë dasmën. Ajo gjithashtu ka ndryshuar emrin e saj në Twitter duke e bërë Mrs. Petty.

Kenneth Petty dhe Minaj kanë patur një histori të gjatë ndarjesh dhe bashkimesh. Ata janë njohur që kur ishin 15-vjeç ndërkohë që Petty është arrestuar disa herë për ngacmime seksuale dhe është akuzuar për përdhunim.