Prej kohësh po flitet për faktin e reperja e famshme Nicki Minaj nuk po shfaqet më në media madje ka rralluar edhe postimet e saj në rrjetet sociale.
Në një bashkëpunim muzikor me Chance the Rapper, ajo thotë se së shpejti do të ecë drejt altarit dhe se do të bëhet nënë.
Kënga “Zanies and Fools” është publikuar ditën e kaluar dhe më fund fansat e artistes po arrijnë të kuptojnë se çfarë po ndodh në jetën e saj dhe përse ajo është treguar kaq e fshehtë këto kohë.
Në dhjetor të vitit të kaluar Nicki Minaj konfirmoi lidhjen me partnerin e saj 41-vjeçar Kenneth ‘Zoo’ Petty.