Nigeria arriti të marrë tre piket e para në grupin D, pasi mundi Islandën me rezultatin 2-0. Në Grupin D, Kroacia udhëheq me 6 pikë, ndjekur nga Nigeria me 3, dhe Islanda e Argjentina me nga 1 pikë. Ndërkaq më herët në grupin E, u luajt Brazil – Kosta Rika e cila përfundoi 2-0. Po në këtë grup në orën 20:00 Zvicra do të luftojë për të marrë tre pike ndaj Serbisë, për të synuar kualifikimin në fazën tjetër të elimimimit direkt.