Aktualitet

Nis protesta e 27-të për largimin e kryeministrit, qytetarët mblidhen në “Skënderbej”: Rama jep dorëheqjen!

Ka nisur protesta e 27-të radhazi e qytetarëve kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Protestuesit janë mbledhur në sheshin “Skënderbej”, aty ku është pikënisja e tubimit të sotëm, ndërsa më pas pritet të marshojnë drejt godinës së Kryeministrisë.

Qytetarët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, të cilën e cilësojnë si kërkesën kryesore dhe të panegociueshme të protestës.

Edhe sot, protestuesit kanë mbërritur me pankarta dhe mesazhe kundër qeverisë, ndërsa pritet që tubimi të shoqërohet me fjalime dhe më pas me marshimin në rrugët e Tiranës.

Protestat e përditshme vijojnë prej më shumë se tre javësh në kryeqytet, ku qytetarët kërkojnë ndryshime politike dhe institucionale.