Aktualitet Politikë Zgjedhjet 2025

Nis takimi përmbyllës i PS, Braçe: Votoni PS, hapim një epokë të re!

Partia Socialiste po mban takimin përmbyllës të fushatës së 11 majit në Tiranë. ‘Ylli i Bashkimit Europian’ që e shoqëroi kryesocialsitin Edi Rama përgjatë takimeve të një muaji, nuk kishte si të mungonte as në këtë takim. Rreth shenjës së BE, socialistët e Tiranës janë mbledhur në një fushë futbolli në Parkun Olimpik.

Fushata nisi me performancën e disa të rinjve, si edhe këngëtares Elvana Gjata. Vetë kryesocialsiti Rama u shfaq krah bashkëshortes së tij, linda Rama. Të dy u panë duke ecur së bashku mes turmës së mbështetësve, ndërsa më pas Linda Rama e ulur u pa edhe me një trëndafil në duar.

Në të gjithë takimin dallohen vetëm flamujt e Shqipërisë dhe bashkimit europian, njëjtë si të në të gjitha takimet për të përcjellë premtimin kryesor të PS: integrimin në BE.

Kandidati në listën e hapur, Blendi Gonxhja bëri thirrje për të votuar Edi Ramën dhe PS për të hapur epokën e re, atë të Shqipërisë evropiane.

“Jeta ime është plot me eksperienca të forta por kjo fushatë është eksperienca më e jashtëzakonshme dhe më e bukur e jetës time.

Në 11 maj do të hyjmë në histori se mbyllim tranzicionin shqiiptar dhe hapim epokën e re dhe, të Shqipërisë evropiane. Ndaj votoni PS, votoni Edi Ramën, votoni 5. “, u shpreh Gonxhja.

Kandidati socialist për Tiranën Erion Braçe bëri thirrje për të votuar PS për të bërë të mundur integrimin në BE.

“Faleminderit dhe mirë se keni ardhur në njësinë nr 5, në zemrën e kuqe të Tiranës dhe të PS. Ismail Haroku ishte burrë i drejtë, i ndershëm, punëtor e socialist. U nda vetëm pak ditë nga jeta. Deri në frymën e  fundit ishte duke folur me ne të njësisë 5, e organizatën e tij të PS te 1 Maji. Dha frymën e fundit duke dorëzuar listën e tij të votuesve për PS dhe Ramën. Nuk dua asgjë më shumë se sa për Ismail Harokun, Halil Allën dhe Altin Binjakun, që të tre të ndarë nga jeta vetëm në këto ditë. Një duartrokitje të madhe se këta burra bëjnë PS e Shqipërisë. Shpirti i tyre të prehet në paqe dhe të na udhëheqin nga atje lart. Jemi para një ngjarje të madhe dhe historike. 35 vite me radhë ky vend, dhe tre  breza kanë kërkuar Shqipërinë në BE. Tani është koha të plotësojmë ëndrrën e çdo shqiptari që ka luftuar për Shqipërinë në Evropë. Kjo është ora t’i japim nder akoma më të madh PS, ta skalisim në histori si partia qe e futi këtë vend në familjen evropiane dhe i dha një shans të madh e të vogli që të jetojë si qytetar evropian për gjithë jetën. Ndaj një lutje kam çdo votë ka vlere, e kujtdo në këtë qytet e ketë vend e merr vlerën në kutinë e votimit.”, tha ai.