Botë e Çuditshme

Një familje në Karolinën e Veriut ribashkohet me qenin e humbur pas tri vitesh!

Një familje e Karolinës së Veriut ka gjetur qenin e tyre të zhdukur prej tri vitesh. Departamenti i Policisë Rocky Mount tha në mediat sociale se Jonathan Shearin dhe gruaja e tij panë qenin e tyre të zhdukur prej kohësh, Kaz, në faqen Petfinder të Rocky Mount.

Kaz ishte zhdukur tri vjet më parë nga shtëpia e Shearins në Louisburg, rreth 35 milje nga Rocky Mount. “Ekipi im dhe unë ishim shumë të gëzuar”-tha Derek Barnhill, mbikëqyrësi i kontrollit të kafshëve të qytetit, për McClatchy News. “Ndërsa ne i bashkojmë kafshët me pronarët e tyre çdo ditë, është e rrallë të shohim një ribashkim pas një periudhe kaq të gjatë”. Departamenti i policisë tha se Shearins “nuk pushuan kurrë së kërkuari” për qenin e tyre “të dashur”.