Love & Sex

Një “kopsht” i tërë dashurie rritet në zemrën e gjyshërve tuaj…

Kush tha që dashuria ka moshë? Dhe nëse nuk besoni, thjesht duhet të shikoni të gjithë të famshmit që pasi mbushën 40-vjeç, ose edhe më të vjetër akoma, arritën të gjenin lumturinë, dashurinë dhe afeksionin në një partner i cili do të jetë atje për t’i mbështetur ata në rrugëtimin e jetës.

Dashuria nuk zbehet me kohën dhe gjyshërit janë këtu për të na e vërtetuar këtë. Nga një gjyshe që mban në gjerdanin e saj foshnjën e vajzës së saj e deri te një gjysh i cili ka Alzhaimer dhe vesh një këmishë me të gjithë emrat e nipërve të tij.

E mrekullueshme! Nëse nuk e besoni hidhini një sy këtyre fotove poshtë:

“Gjyshja ime mban një gjerdan me foshnjën time.”

“Një kolonel 76-vjeçar në pension i Forcave Ajrore duke u argëtuar me mbesën e tij 4-vjeçare.”

“Gjyshi im ka Alzheimer, kështu që ne kemi bërë me porosi një këmishë që ka të gjithë emrat e nipërve të tij.”

“Gjyshja ime më ujit që të rritem (1991). Muajin tjetër ajo mbush 98-vjeçe.”

“Ne birësuam një qen të moshuar me emrin Mikey dhe mendoj se udhëtimi i tij i parë me gjyshen shkoi mirë.”

“Gjyshja ime me mua kur isha foshnjë dhe tani 93-vjeçe duke mbajtur nipin tim me të njëjtën veshje.”

“4 vjet pasi gjyshja vdiq, gjyshi im gjeti përsëri dashurinë dhe u martua”.

“Gjyshi i bën fotografi gruas së tij pa e kuptuar ajo.”

“Gjyshja ime ngre macen e saj për të luajtur me telat e tavanit.”

“Gjyshërit e mi 89-vjeçarë duke dremitur së bashku pas një nate të vonë duke festuar Vitin e Ri.”

 “Gjyshja ime 96-vjeçare takon mbesën e saj për herë të parë. Nuk mund të them se kush është më i lumtur ”.

Të kesh një familje që të mbështet në çdo moment të jetës tënde është një dhuratë. Ju mund të kaloni 60 vjet me gruan ose burrin tuaj, por përsëri ecni dorë për dore sikur koha nuk ka kaluar.

Dhe nuk do ta harroni kurrë momentin kur keni parë për herë të parë fëmijën tuaj. Të gjitha këto gjëra të vogla, por të rëndësishme janë ato që përbëjnë një familje.