Love & Sex

Pandemia nuk e ndalon çiftin e moshuar të mbajnë dashurinë e tyre gjallë…

Kush tha që dashuria ka moshë? Dhe nëse nuk besoni, thjesht duhet të shikoni të gjithë të famshmit që pasi mbushën 40-vjeç, ose edhe më të vjetër akoma, arritën të gjenin lumturinë, dashurinë dhe afeksionin në një partner i cili do të jetë atje për t’i mbështetur ata në rrugëtimin e jetës.

Por, njihuni me historinë e veçantë të Xavier Antó-s dhe Carmen Panzano-s, të dy rreth 90-vjeç, të cilët kanë qenë të ndarë fizikisht nga njëri-tjetri qëkur pandemia goditi Spanjën.

Çifti është martuar për 65 vjet më parë dhe asnjëherë më parë nuk ka kaluar kaq shumë kohë larg njëri-tjetrit. Shtëpia e pleqve në Barcelonë, ku Carmen jeton është e mbyllur për vizitorët për më shumë se një vit për të mbrojtur banorët nga COVID-19. Xavier shfaqet tre ose katër herë në javë në dritaren e katit të parë për të kaluar kohë me gruan e tij.

Punonjësit nga azili i sigurojnë atij një karrige dhe e sjellin Carmen në anën tjetër të dritares. Xavier i tregon asaj fotot e të nipërve dhe mbesave në telefonin e tij për të luftuar efektet e sëmundjes së saj Alzheimer. Kur ai vjen për vizitë, gruaja dhe burri vënë duart në dritare dhe i dërgojnë puthje njëri-tjetrit. Për shkak të dritares ata nuk mund të dëgjojnë njëri-tjetrin, por Xavier thotë se preferon këtë lloj takimi me atë dhe të mos e rrezikojë të dashurën e tij.

Çifti është vaksinuar, por shtëpitë e pleqve në Spanjë janë ende nën kontrolle të forta pasi dhjetëra mijëra të moshuar të vendit ndërruan jetë në institucionet e kujdesit gjatë muajve të parë të pandemisë. Xavier tha se:

Unë vij aq shpesh sa mundem dhe do ta bëj aq kohë sa më lejon trupi. Po të isha i sëmurë, ajo do të bënte të njëjtën gjë për mua.