Qindra njerëz u mblodhën në qytetin e Mançesterit për të shënuar përvjetorin e parë të sulmit në “ Mançester Arena më 22 maj të 2017. 22 njerëz u vranë dhe qindra të tjerë u plagosën nga shpërthimi i një bombe në koncertin ku po këndonte këngëtarja amerikane, Ariana Grande. Princi i Britanisë, William, dhe kryeministrja Theresa May iu bashkuan familjarëve të viktimave në Katedralen e Mançesterit.