Fituesja e çmimit Nobel për Paqe, aktivistja pakistaneze Malala Yousafzai, së fundmi është martuar në një ceremoni të vogël islamike në Angli me partnerin e saj Asser Malik, një menaxher për Bordin e Kriketit të Pakistanit. Yousafzai shkroi në rrjete sociale:
Sot është një ditë e çmuar në jetën time. Asser dhe unë u martuam për të qenë partnerë për jetën. Ne festuam në një ceremoni të vogël nikkah në shtëpi në Birmingham me familjet tona. Ju lutemi na dërgoni lutjet tuaja. Jemi të emocionuar të ecim së bashku për udhëtimin që kemi përpara.

Yousafzai fitoi njohje ndërkombëtare për aktivizimin e saj kundër përpjekjeve të talebanëve për të ndaluar vajzat të ndjekin shkollën. Në vitin 2014, ajo fitoi çmimin Nobel për Paqen në moshën 17-vjeçare, duke u bërë laureatja më e re e këtij çmimi. Vitin e kaluar, ajo u diplomua në Universitetin e Oksfordit për Filozofi, Politikë dhe Ekonomi.

Rikujtojmë, se grupi talebanë, që sundonte Afganistanin në vitin 1966, është tani në kontroll të më shumë se gjysmës së vendit. Malala Yousafzai i jep zë gjithmonë shqetësimeve të saj lidhur me kontrollin e talebanëve në Afganistan. Para disa kohësh 24-vjeçarja, aktivistje e të drejtave të njeriut, e cila ishte vetëm 15-vjeçe kur një taleban i armatosur hyri në shkollën e saj dhe e qëlloi atë në fytyrë, shprehu shqetësimin lidhur me gratë, minoritetet dhe avokatët e të drejtave të njeriut teksa kërkoi ndihmën e pushteteve globale, rajonale dhe lokale lidhur me këtë çështje.
Në një postim në Twitter, ajo shkroi:
Jemi të shokuar teksa shohim si talebanët po marrin pushtetin e Afganistanit. Jam shumë e shqetësuar për gratë, minoritetet dhe avokatët e të drejtave të njeriut. Pushtetet globale, rajonale dhe lokale duhet të ndërhyjnë patjetër dhe të sigurojnë ndihmë të menjëhershme dhe të mbrojnë refugjatët dhe civilët.
We watch in complete shock as Taliban takes control of Afghanistan. I am deeply worried about women, minorities and human rights advocates. Global, regional and local powers must call for an immediate ceasefire, provide urgent humanitarian aid and protect refugees and civilians.
— Malala Yousafzai (@Malala) August 15, 2021