Botë e Çuditshme Love & Sex

Njihuni me 23-vjeçaren që do të ketë 100 fëmijë!

Duket si e pazakontë por një nënë e re në moshë kërkon të ketë 1oo fëmijë. 23-vjeçarja ruse Christiana Ozturk, tashmë po rrit 11 fëmijët e saj biologjikë dhe shpreson të ketë dhjetëra të tjerë duke përdorur nëna zëvendësuese.

Kjo nuk është dëshirë e vetme e Christina-s, por edhe i bashkëshortit të saj biznesmen turk Galip Ozturk, i cili është shprehur i gatshëm të shpenzojë deri në 1.5 milionë dollarë për të pasur 100 bebe. Ndërkaq Christina ka shprehur se:

Për momentin, unë kam 11 fëmijë, e fundit Olivia, e cila mbërriti në fund të muajit të kaluar. Unë kam lindur vetë vajzën time të madhe Vika, 6-vjet më parë. Fëmijët e tjerë janë gjenetikisht tonët nga burri im dhe unë, por u mbartën nga nëna zëvendësuese.

foto galeri 23-year-old Christina with 11 biological children

Familja jeton në Batum, një qytet në Gjeorgji, ku është e ligjshme të përdoren nënat zëvendësuese gjatë shtatzënisë. E lindur në Moskë, Christina ishte një nënë e vetme në kohën kur u takuan me partnerin e saj turk, Galip. Çifti thotë se po jetojnë në ëndrrën e tyre për të pasur familjen më të madhe në vend.