Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e sotme, vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë jugperëndimore. Moti vijon me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare mesatare dhe hera-herës deri të dendura, më të theksuara përgjatë orëve të mesditës dhe pasdites.
Në mesditë e pasdite, vranësirat e dendura shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme të dobëta dhe lokale e kryesisht në zonat e veriut e të qendrës. Era fryn me drejtim veriperëndim-jugperëndim, me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e në lugina, fiton shpejtësi deri në 14 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
13/24
Re shi diell
Kukës
10/21
Re shi diell
Lezhë
14/23
Re shi diell
Dibër
10/20
Re shi diell
Durrës
12/25
Re shi diell
Tiranë
15/25
Re shi diell
Elbasan
10/26
Re shi diell
Berat
13/26
Re shi diell
Vlorë
17/25
Re shi diell
Korçë
9/20
Re shi diell
Gjirokastër
11/23
Re shi diell
Sarandë
12/24
Re shi diell