Celebrities Film & Tv Showbiz

Njihuni me të gjithë performancat e yjeve të DWTS në gjysmëfinale!

“Dancing With The Stars” është programi më popullor i kërcimit që bën bashkë personazhet më të dashur, që si kurrë më parë i shihni duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash. Së bashku me balerinët profesionistë, javë pas jave, VIP-at sfidojnë veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh.

“Dancing With The Stars”, show-n magjik i kërcimit, i cili u mirëprit nga shqiptarët në të gjithë botën, pasi jo vetëm gjatë transmetimit live, por edhe klikimet në Youtube dhe ndjekësit në Instagram e vërtetojnë këtë. Edhe nata e sotme padyshim që është një garë mjaft e fortë mes konkurrentëve.

Në këtë magji, erdhën edhe pikët e jurisë për çdo performancë:

Irgen Çela & Jora – 36 pikë & 36 pikë

Sardi Strugaj & Ensa – 36 pikë & 38 pikë

Enxhi Nasufi & Silvester – 35 pikë & 40 pikë

Eni Shehu & Odeta – 32 pikë & 33 pikë

Arnita Beqiraj & Eni – 34 pikë & 36 pikë