Prokurori i Përgjithshëm i New York-ut njoftoi se ka paditur Fondacionin Trump, me akuzën se fondacioni bamirës i tij, ishte angazhuar në “bashkërendim të paligjshëm politik”, duke ndikuar në zgjedhjet e vitit 2016. Në padi pretendohet se fondacioni ka paguar rreth 370.000 dollarë për të zgjidhur probleme ligjore kundër Trump. Fondacioni mohoi akuzat, duke i quajtur ato të motivuara politikisht.