Norvegjia do t’i kërkojë Shteteve të Bashkuara të dyfishojnë numrin e trupave të stacionuar në këtë shtet, ndonëse një hap i tillë mund të rrisë tensionet me Rusinë fqinje. 9 kombe që gjenden përgjatë bregut lindor të NATO-s bënë thirrje për rritje të prezencës së Aleancës në rajonet e tyre, të shqetësuar për agresionin rus. 330 trupa amerikane do të largohen nga Norvegjia në fund të vitit, pas stërvitjeve të nisura në janar të 2017-ës në vendin nordik.